Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk ka thënë fjalët më të mira për homologun e tij nga Manchester City, Pep Guardiolan.
Arsenali do të ballafaqohet me Manchester Cityn të dielën nga ora 17:30 në finalen e Carabao Cup, e cila zhvillohet në stadiumin Wembley.
Shumë media, por edhe njohës të futbollit e shohin Cityn si favoritë shkaku i skuadrës së fortë, por Arsenali nuk do të dorëzohet lehtë.
Kjo ndeshje është edhe përballje mes trajnerëve Wenger dhe Guardiola, por trajneri francez ka minimizuar punën e spanjollit, duke thënë se tani më shumë kanë rëndësi futbollistët sesa menaxherët.
“Jo. Sepse shikoni në Barcelonë, ata janë ende ekipi më i mirë në Evropë”, ka thënë fillimisht Wenger kur u pyet se a e ka ndryshuar Guardiola futbollin.
“Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar, me rekrutimin e lojtarëve më të mirë nga një numër i vogël klubesh”.
“Si menaxherë, ndoshta mund ta japim filozofinë tonë në ekipet tona”.
“Por, kjo lojë tani i përket lojtarëve, rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë”, përfundoi francezi.