Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka hedhur poshtë spekulimet rreth të ardhmes pasi që tifozët po i kërkojnë dorëheqjen.
Trajneri francez ka thënë se synon të respektoj kontratën me klubin e Londrës, e cila mbaron në qershor të 2019.
Trajneri francez zgjati kontratën gjatë verës së vitit të kaluar edhe për dy sezone, por momenti i keq që po kalon nën drejtimin e klubit dhe mungesa në Ligën e Kampionëve, ku besohet se për të dytin vit radhazi sërish nuk do të paraqiten në këtë garë prestigjioze evropiane për klube, ka ngjallur dyshime te tifozët për vazhdimin.
“Unë do të doja t’ju kujtoja se i kam thënë ‘jo’ disa prej ekipeve më të mira në botë pasi që dua të respektoj kontratën dhe do të përpiqem ta bëj këtë “, tha 68-vjeçari.
“Ne të gjithë e dimë se bëjmë punë, ku e ardhmja është e komplikuar dhe e paparashikueshme. Por unë jam e fokusuar në fitimin e ndeshjes tjetër. Ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje dhe të tregojmë se e meritojmë Ligën e Kampionëve “, vazhdoi Wenger.
Arsenali, i cili mposhti Ostersunds me rezultat 0-3 në Ligën e Evropës, aktualisht zë vendin e gjashtë në Ligën Premier Ligë me 45 pikë.
Theksojmë se 68-vjeçari ka fituar tri herë Ligën Premier dhe shtatë trofe të FA Cup me Gunnersat.