Arsene Wengerit i duhet që ta kualifikojë Arsenalin në Ligën e Kampionëve që ta mbajë punën e tij edhe pas verës.
Sipas Daily Mail, klubi tashmë ka një strategji për ta zëvendësuar atë në verë nëse nuk arrihen objektivat.
Për Arsenalin do të ishte e shumtë që të mos kualifikohej dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve, pasi do të dëmtoheshin dukshëm edhe financat.
Një nga marrëveshjet komerciale është edhe ajo me kompaninë për veshmbathje sportive, Puma, e cila skadon në vitin 2019 që vlen mbi 35 milionë euro.
Marrëveshja do të rishikohet nëse klubi nuk e arrin Ligën e Kampionëve.
Rivalët e Pumas, që janë Nike dhe Adidas, kanë treguar interesim dhe investim më të madh, por vetëm nëse klubi luan në Ligën e Kampionëve.
Klubi ka edhe disa emra në listë për ta zëvendësuar Wengerin.