Xabi Alonso e ka emëruar Real Madridin si favoritin kryesor për të fituar trofeun e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori i madh spanjoll nuk ka humbur mundësinë që të sugjerojë që skuadra e tij e vjetër, Real Madridi, ende është ekipi që duhet mposhtet në të gjitha garat.

Basku foli me gazetarët dhe tregoi se Reali janë gjithmonë favoritët dhe do të kthehen të jenë përsëri kampion të Evropës.

Alonso i favorizon Mbretërit para Manchester Cityt, pasi sipas tij anglezët janë pa përvojë në këtë garë.

“Ata gjithmonë janë favoritë për gjithçka, por më shumë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Alonso për Marca.

“Jam i lumtur sepse ata kanë rifituar nivelin në të cilin ata duan të luajnë”.

“Ata janë një favorit më i madh se Manchester City, sepse City nuk ka fituar ende asgjë”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.

Ndryshe, në garë për të fituar trofeun e sivjetmë të Ligës së Kampionëve llogariten edhe Barcelona dhe Bayern Munich.

Previous Next