Ousmane Dembele kishte ardhur tek Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar për një shifër prej 105 milionë eurosh, duke u cilësuar si lojtarë i cili do të mund ta zëvendësonte të larguarin Neymar.

Lëndimet e shumta prej ardhjes së Dembele, i pamundësuan atij paraqitje të shumta, kështu 20 vjeçari ishte i pranishëm në fushë vetëm 395 minuta këtë edicion për ekipin katallan.

Breng tjetër e drejtuesve të Barcelonës, por edhe pjesë tjetër të skuadrës, është edhe stili i jetës i Dembele, sa i përket ushqimit, kur francezi thuhet se është një përdorues i madh i ushqimit të shpejt (fast food) dhe ky fakt ka ngritur alarm në zhveshtoren e Barçes.

Tjetër ankesë ka edhe për jetën e natës së tij, ku edhe divorci i prindërve të tij së fundmi, duket se ka qenë një shkaktarë për këtë shfrenim në jetën e natës të lojtarit të ri të Barcelonës.

Dembele nuk ishte pjesë e ekipit Blaugrana për ndeshjen e së dielës kundër Atletico Madrid, megjithëse ishte në bankë por nuk u inkuadrua fare nga trajneri Valverde.

Mirëpo, Barcelona beson në aftësitë e tij dhe është duke i dhënë kohën e duhur të ambientohet me jetën e re në skuadrën e Barcelonës.

Previous Next