Bonucci beson se Milani mund t’i shkaktojë telashe Arsenalit, duke mos folur për gjasat e kalimit në raundin tjetër të Europa League.

Finale para finales, kështu konsiderohet sfida mes Milanit dhe Arsenali në kuadër të Europa League, e cila do të zhvillohet të enjten, pak ditë pas derbit që kuqezinjtë e zhvillojnë në Serie A me Interin.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, beson se kuqezinjtë kanë skuadër mjaftueshëm të fortë për t’i shkaktuar probleme Arsenalit të Arsene Wengerit.

“Jemi mësuar të sfidojmë njëri-tjetrin (Milan-Arsenal) në faza të ndryshme”, tha Bonucci. Dy klubet kanë eksperiencë në këso gara. Arsenali ka disa lojtarë të rëndësishëm individual, sidomos nga mesfusha e lartë”.

“Ne duhet të bëjmë diferencën kolektivisht dhe jam i bindur se do t’i shkaktojmë telashe një ekipi si Arsenali”.

Ndeshja e parë zhvillohet me 8 mars në “San Siro” nga ora 19:00, kurse ajo e kthimit me 15 mars në “Emirates” nga ora 21:05.

Previous Next