Trajneri Antonio Conte ka deklaruar sot se pavarësisht rezultatet e këtij sezoni, puna e bërë nga ai dhe stafi i tij është fantastike me Chelsea dhe se klubi duhet ta kuptojë se për skuadrën kjo është një periudhë tranzicioni. 

Blutë e Londrës, pas eliminimit nga Champions League dhe pa asnjë shans për të mbrojtur titullin në Premier League, kanë si varkë shpëtimi FA Cup, por trajneri italian shprehet se ky trofe nuk është shumë i rëndësishëm për të.

“Ne mund ta fitojmë këtë trofee, por ai nuk është i rëndësishëm. Shpesh ne krahasojmë një sezon të mirë me një sezon të keq nëse fiton ndonjë trofe. Por ne duhet të kuptojmë se cili është niveli ynë në këto moment”, tha Conte, ndërkohë që Chelsea aktualisht është në vendin e pestë në kampionat.

“Unë jam i kënaqur me punën time, i kënaqur me stafin e lojtarët. Nëse fitojmë diçka, ai trofe është i mirëpritur”, u shpreh Conte.

Më tej, Conte shtoi: “Vjet, çdo lojtar dha 120%, ndoshta 130% të mundësive të tij. Port ë mos harrojmë se na ikën shumë lojtarë, që kishin krijuar bazat e Chelsea për shumë vite me radhë. Ajo çka po na ndodh këtë sezon konfirmon një gjë: Që vjet ne realizuam një sezon të madh, të pabesueshëm. Tani po ndërtojmë bazat e së ardhmes për këtë klub, ndaj dhe kemi shumë lojtarë të rinj, që po fitojnë përvojë, sidomos kur zhvillon ndeshje si ato ndaj Barcelonës”.

Previous Next