Mbrojtësi brazilian i PSG-së, Dani Alves, mendon se Coutinho është po aq i mirë sa edhe Neymar.

Madje, ish-mbrojtësi i Barcelonës e Juventusit, tha se ata ndjehen me fat që kanë në përfaqësuesen e tyre lojtarë të mëdhenj si Neymar e Coutinho.

“Unë mendoj se Coutinho është një lojtar i cili është në të njëjtin nivel me Neymarin, ai ka një ndikim masiv në lojën tonë dhe në skuadrat ku luan”, deklaroi Alves në një konferencë për shtyp.

“Kur ai ishte në Liverpool dhe tani në Barça, ai është përmirësuar shumë dhe ka mësuar të lexojë më mirë lojën, për të marrë vendimet e duhura”.

“Është e shkëlqyeshme të shohësh, të luash me një futbollist të tillë të mirë që ka këtë aftësi, ka të tjerë që janë të ngjashëm, jemi me fat që luajmë me lojtarë të mëdhenj dhe i kemi në anën tonë është fantastike. Ne duhet të marrim më të mirën prej tyre dhe të ndërtojmë një ekip solid”, deklaroi mbrojtësi brazilian, Dani Alves.

Previous Next