Trajneri gjerman ka konfirmuar që do të largohet nga futbolli me të përfunduar sezoni aktual.
Jupp Heynckes u rikthye në stolin e Bayern Munichut në muajin tetor për të zëvendësuar Carlo Ancelottin i cili në atë kohë ishte shkarkuar nga bavarezët.
Mirëpo 72-vjeçari e ka bërë vazhdimisht të qartë se do të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundim të sezonit dhe më pas do të pensionohet.
Shumë emra trajnerësh janë përfolur si pasardhës të tij, por sipas të gjitha gjasave, në krye të bavarezëve, sikurse e konfirmon edhe vetë Heynckes për “Bild”, do të emërohet Thomas Tuchel.
“Mendoj se Thoma Tuchel i ka të gjitha cilësitë për të stërvitur Bayernin.
“E çmoj shumë për mënyrën sesi e ka zhvilluar karrierën e tij nga të rinjtë e Mainzit e deri te Borussia Dortmund.”
“Dortmund nën drejtimin e Tuchel ka luajtur një futboll të bukur me një sistem të qartë loje. Më ka pëlqyer sesi luante Borussia e tij, ndaj e vlerësoj shumë dhe e konsideroj një trajner shumë të mirë”, ka theksuar ai.