Trajneri i Bayern Munich, Jup Heynckes i ka tërhequr vëmendjen sulmuesit polak Robert Lewandowski, në lidhje me zërat e fundit, që flasin për një dëshirë të tij për t’u larguar nga gjigantët gjermanë.

72-vjeçari ka thënë se nuk ka lexuar as lajmet për dëshirat e njërës apo tjetrës palë.

Megjithatë sipas Heynckes kur luan në një klub si bavarezët duhet të jesh i përqëndruar maksimalisht për të mirë më të mirën, transmeton supersport.al.

Gjithashtu tekniku gjerman shtoi se nëse ai do të ishte lojtar i Bayern nuk do ta kishte menduar asnjëherë largimin, pasi gjermanët janë një klub i madh.

Previous Next