Kreatori i lojës së Barcelonës, Andres Iniesta duket se në fund të këtij sezoni do ta mbyll aventurën në “Camp Nou”.
Mediat e huaja raportojnë se reprezentuesi spanjoll, ka në tavolinë një super-ofertë nga Kina.
Kinezët janë të interesuar që ta blejnë fituesin e Kupës së Botës me Spanjën. Por, edhe menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tashmë ka hyrë në garë për ta blerë Iniestan.
Thuhet se Guardiola është i etur për ta parë mesfushorin spanjoll në fanellën e “qytetarëve”.