Jupp Heynckes është rikthyer në krye të skuadrës bavareze pas një pensionimi disa vjeçar.
Trajneri gjerman kishte fituar të gjitha kupat e mundshme gjatë vitit 2013, ku pjesë e skuadrës ishte edhe Xherdan Shaqiri, dhe më pas ishte larguar nga bota e futbollit.
Por, pas shkarkimit të parakohshëm të trajnerit italian, Carlo Ancelottit, 72-vjeçari është kthyer në krye të stolit të kampionit të Bundesligës.
Megjithëse mediat raportonin se Heynckes do të qëndron te skuadra bavareze deri në fund të këtij sezoni, kështu nuk mendon vet protagonisti.
“E ardhmja ime? Asgjë nuk është vendosur ende, sepse deri tani unë kurrë nuk kam thënë se do të ndalem më 30 qershor”, deklaroi Heynckes.
Ai më tutje ka pohuar se Joshua Kimmich së bashku me Kingsley Coman, Sulen dhe Tolisson janë e ardhmja e skuadrës.
Ndryshe, gjermani ka fituar tre herë titullin e kampionatit gjerman me Bayernin.