Trajneri i kombëtares gjermane mund të jetë zëvendësuesi i Arsene Wenger.

Joachim Low është i pari në listën e kandidatëve që mund të marrin postin e trajnerit në bankinën e Arsenal, me Arsene Wenger që duket pranë lamtumirës në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri francez që ndodhet në Londër prej 22 vjetësh duket se nuk ka më përkrahjen e dikurshme dhe kjo është shprehur edhe nga një pjesë e futbollistëve, që nuk po pëlqejnë zgjedhjet e tij taktike.

Rinovimi që përfitoi pas finales së Kupës FA të fituar me Chelsean një vit më parë është i vlefshëm deri në verën e vitit 2019, por me shumë gjasa mund të ndodhë një zgjidhje e dyanshme.

Ndërsa kandidatët që përfliten për të marrë vendin e tij është Jardin i Monaco dhe Rodgers që drejton Celtics, por më së shumti po preferohet Joachim Low.

58-vjeçari që drejton kombëtaren gjermane që nga viti 2006, ku nisi detyrën si zëvendës i Jurgen Klinsman ka një reputacion të mirë dhe preferohet shumë edhe nga drejtuesit e Arsenal.

Low është nën kontratë me federatën gjermane deri në 2020, por qëndrimi i tij në bankinën e Gjermanisë do të varet shumë edhe nga rezultatet në finalet e Botërorit të Rusisë.

Low nuk drejton një klub që nga viti 2004, ndërkohë politika e re e Arsenal është që duke filluar nga viti i ardhshëm roli në bankinë do të jetë vetëm trajner dhe jo menaxher, siç ka bërë Wenger në këto 22 vite.

Previous Next