Manchester United duket se është gati të bëjë një çmenduri për të siguruar shërbimet e yllit të Atletico Madrid, Saul Niguez. 

23-vjeçari ka befasuar në radhët e skuadrës së Diego Simeone-s në këtë sezon dhe sipas “Gol Digital”, që shpesh publikon lajme sensacionale mbi transferta të mundshme, United është gati të paguajë një shumë marramendëse për lojtarin.

Sipas tyre, Jose Mourinho e shikon spanjollin si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogba në “Old Trafford”. “Gol Digital” ka shtuar edhe se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 151 milionë eurot që përfshihen në klauzolën e Niguez për prishjen e kontratës.

Atletico nuk ka dëshirë të privohet nga lojtari, por është i vetëdijshëm për fuqinë ekonomike të “Djajve të Kuq”.

E ardhmja e Pogba në “Old Trafford” mbetet në dyshim.

Mesfushori nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Mourinho-n në këtë sezon, me portugezin që e ka përjashtuar atë nga formacioni titullar.

Kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të 25-vjeçari francez nga United, me Real Madrid dhe Barcelona që janë të interesuar.

Previous Next