“Djajtë e Kuq” arritën të marrin tri pikë të mëdha në garën për pozitën e dyte, duke triumfuar përballë skuadrës së Jurgen Klopp.
Të përzgjedhurit e Jose Mourinhos, ia dolën që në pjesën e parë t’i shfrytëzojnë mjaft mirë rastet e krijuara, duke tundur dy herë portën e mysafirëve.
Padyshim se njeriu i ndeshjes, ishte Rashford, i cili shënoi dygolësh në minutën e 14-të dhe 24-të.
Pas disavantazhit prej 2-0, skuadra e Liverpoolit filloi presionin e madh drejt portës së David De Geas, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1 përmes autogolit te Bailly në minutën e 66-të.
Por kjo ishte krejt çfarë bëri ekipi i Liverpoolit.
Pas kësaj fitore, Manchester United “blindon” pozitën e dytë me 65 pikë, pesë më shumë së Liverpool që renditet e treta.