Mancheser United është duke përgatitur një mega-ofertë për portierin David De Gea.

Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 350 mijë euro në për ‘gardianin’ spanjoll, pagë kjo që do ta bënte De Gean portierin më të paguar në botë.

Spanjolli vazhdon të jetë i lidhur me transferimin në Real Madrid. Mirëpo, raportohet se United është e etur që ta mbajë edhe disa vite në “Old Trafford” De Gean.

Spanjolli, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2019, këtij klubi i ishte bashkuar në vitin 2011.

Previous Next