Pasi shënoi një tjetër gol, mbase atë që do t’i japë Barcelonës titullin kampion në La Liga, Leo Messi foli në lidhje me lojën e tij dhe theksoi:

“Mbase në vitin e fundit kam ngadalësuar disi lojën, me pozicionin tim që tashmë vjen nga pas harkut, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur isha më shumë se trekuartist. Gjithsesi është e vërtetë që jam vendosur disa metra më mbrapa, por jam gjithmonë me idenë që të arrij te porta kundërshtare dhe të vazhdoj të shënoj”.

Duke kthyer kokën pas, ylli argjentinas kujton debutimin e tij me Barcelonën në kompeticionet Europiane.

“Ndeshja ime e parë në Champions League ishte në Ukrainë kundër Shaktar. Ishte një ndeshje ku u aktivizuan shumë futbollistë nga Barcelona B, sepse skuadra kishte siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Ne u mundëm, por ndjesia e debutimit në Champions ishte shumë e bukur”, kujtoi Messi. Duke marrë shkas nga numri i madh i golave të realizuar, ylli i Barças theksoi:

“Unë them gjithmonë se kujtoj golat e rëndësishëm si në finalen e Champions League, ose gjysmëfinalen kundër Real Madrid. Kam shumë kujtime të bukura në këtë kompeticion, që më pëlqen dhe kënaqem duke e luajtur”.

Previous Next