Milani është i pakënaqur me datën që është përcaktuar të luhet ndeshja ndaj Interit.

Derbi i Madonninës, mes Milanit dhe Interit do të luhet zyrtarisht më 4 prill, në orën 18:30, por pakënaqësitë kanë filluar menjëherë.Ishte Administratori i Deleguar i Milanit, Marco fassone, filloi të akuzonte zikaltrit për mungesë bashkëpunimi.

“Ne donim që derbi të luhej më 25 prill ose më 1 maj, pra në ditë festash, që të krijonim kushtet për një pjesëmarrje masive në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, ka një rregull që i jep të drejtë Interit të thotë jo dhe zikaltrit kështu bënë. Jam shumë i zhgënjyer”, tha Fassone.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zikaltërve, nëpërmjet CEO-s së vet, Antonello.

“Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet problem mediatik një çështje për të cilën vendosi rregullorja. Federata zbatoi rregulloren për të gjitha ndeshjet e shtyra pas vdekjes së Astorit dhe pjesëmarrja e tifozërisë nuk na u duk shkak për të shkelur rregulloren. Tifozët do ta mbushin San Siron edhe në këtë derbi”, tha Antonello.

Mediat italiane raportojnë se propozimi i Milanit për të shtyrë derbin është i mirë menduar nga Rossonerët, pasi do të luhej katër ditë para ose katër ditë pasi Interi të përballej me Juventusin në San Siro, çka do të ishte në disfavor të tyre.

Për ta përforcuar këtë, është fakti që Milani do të luajë në udhëtim ndaj Juventusit vetëm katër ditë para derbit që do të luhet tashmë më katër prill.

Previous Next