Joachim Low nuk e ka ftuar Shkodran Mustafin në përfaqësuesen e Gjermanisë për dy ndeshjet e radhës miqësore.
Selektori gjerman ka zgjedhur disa lojtarë të rinjë duke e lënë jashtë listës mbrojtësin shqiptar.
Në vend të tij në mbrojtje, ai ka grumbulluar Matthias Ginter të Borusia Munchenglabachit.
Po ashtu është ftuar edhe Marvin Plattenhardt i Hertha Berlin, i cili llogaritet befasia e madhe edhe pse ka luajtur shumë mirë në kohët e fundit, transmeton Indeksonline.
Gjermania në mars do të luajë ndaj Spanjës dhe Brazilit.