Në botën e futbollit gjithmonë ka talentë të cilët synojnë majat, mirëpo Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush do të arrijë nivelet e tij.

Superylli i Real Madridit konsideron se arritjet dhe stili i tij i lojës janë unikë dhe të paarritshëm.

“Në fillim kam ëndërruar të bëhesha lojtari më i mirë në botë”, ka shpjeguar futbollisti në një reklamë më të re për Nike.

“Miqtë e mi më shikonin duke më thënë: ‘Cfarë po thua?’. Luaja për qejf, mirëpo në mendjen time e dija që kam potencial dhe gjithçka nisi në Mançester”.

“Nuk shoh shumë njerëz që e kanë talentin tim, përkushtimin tim, etikën time të punës. Askush nuk do të mund të krahasohet me mua, askush nuk do të mund të jetë Cristiano Ronaldo”.

“Ti do të jesh vetvetja dhe unë do të jem vetja ime”, ishin fjalët e CR7 në lansimin e këpucëve të reja.

Ronaldo është padyshim një prej më të mirëve në histori që kanë luajtur futboll dhe ka fituar thuajse gjithçka që mund të ëndërrojë një lojtar. E vetmja kupë e rëndësishme që nuk e ka ngritur është Kupa e Botës.


Previous Next