Mesfushori i njohur, Wesley Sneijder ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbollist i luajtur për Kombëtaren e Holandës.

Sneijder ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist i ekipit kombëtar të Holandës.

Ky pensionim nga kombëtarja për Sneijderin erdhi pas një takimi me trajnerin Ronald Koeman.

Është vet 33-vjeçari holandez, i cili me anë të një postimi ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga Holanda.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam luajtur për vendin tim për 15 vjet, 9750 minuta, 133 ndeshje, 85 fitore, 31 gola”.

“Futbolli është pasioni im. I uroj fat gjeneratës së ardhshme. Jepeni 100 për qind  gjithmonë”.

“Deri në takimin tonë të radhës!”, ka shkruar Sneijder në postimin e tij në Twitter.

Ndryshe, Sneijder në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Ajaxi, Real Madridi, Interi, Galatasaray dhe Nice, ndërsa momentalisht luan për klubin nga Katari, Al-Gharafa.

Previous Next