Sipas llogaritjeve të bëra nga Mediaset Premium, Italia pas humbjes me rezultat 2-0 në miqësoren e zhvilluar kundër Argjentinës, do të jetë në vendin e 21 në renditjen e re që do të dal më 12 prill.
Italianët do të jenë pas kombëtareve dikur të vogla, Islandës, Tunizisë dhe Perusë.
Kjo është dhe periudha më e dobët e Italisë sidomës e këtij brezi futbollistësh me në përbërje dhe Buffonin, dikur kampion bote.
Ndërkohë vendi i parë sërish nuk është i diskutueshëm pasi Gjermania po tregon vazhdimësi rezultatesh.