Juventus ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Italianët arritën të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Tottenham Hotspur me rezultat 2-1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar më tutje në garën më prestigjioze evropiane për klube, pasi që takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës angleze, Maurico Pochettinos , i cili ndihet krenar me lojën që shfaqën të besuarit e tij.
“Natyrisht ne jemi të zhgënjyer, por mund të dalim me kokëlartë nga fusha. Unë jam krenar me paraqitjen e lojtarëve. Ne bëmë dy gabime dhe pranuam gola. Kjo është arsyeja pse jemi jashtë. Në futboll, nuk duhet ta meriton fitoren, por duhet të shënon gola”.
“Ne krijuam disa raste për shënim, por dua të përsëris në futboll kanë vlerë vetëm golat. Nëse i shohim ndeshjet e grupeve, ne luajtëm kundër ekipeve të mëdha. Ne po rritemi çdo vit e më tepër dhe se duhet të shohim për të ardhmen”, tha trajneri argjentinas.
Gjigantët italian u kualifikuan në çerekfinale në saje të golave të Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit ndërsa për anglezët realizoi Son Heung-min.
Theksojmë se Juve është ekipi i katërt që kualifikohet në çerekfinale pas Real Madridit, Liverpolit dhe Manchester Cityt.