Klubi francez pritet të bëjë ndryshime për sezonin tjetër.

Eliminimi i hershëm nga nga Liga e Kampionëve i Paris Saint-Germain nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit nga Katari, të cilët po investojnë pa fund dhe në fund po luftojnë vetëm për kampionatin francez.

Këtë sezon duket se do të jetë pikërisht trajneri spanjoll, Unai Emery ai që do të paguajë për dështimin e skuadrën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

L’Equipe raporton se Nasser Al Khelaifi ka filluar menjëherë punën, për të gjetur një tjetër trajner që t’i besojë stolin e skuadrës, teksa Antonio Conte ka përfunduar në krye të listët. Sipas gazetës franceze, është kontaktuar fillimisht me vëllanë e trajnerit të Chelseat dhe në ditët e ardhshme pritet edhe një takim me menaxherin e Contes, përpara se të bisedohet me vetë trajnerin.

Antonio Conte ka probleme te Chelsea dhe është ankuar shpesh për mungesë mbështetjeje në transferimin e lojtarëve, ndaj palët duket se do të ndahen në fund të sezonit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e PSG-së synojnë të nënshkruajnë me ish-trajnerin e kombëtares italiane, pasi nuk paraqet shumë vështirësi për ta marrë në Francë.

Previous Next