Manchester Unitedi ka fituar në fund në udhëtimin e tyre te Crystal Palace me rezultat 2-3.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit ata të cilët gjetën golin.

Luhej minuta e 11-të e takimit, kur Christian Benteke dhuroi një top për Andros Townstend, i cili shënoi një supergol për 1-0 dhe qoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, kur pritej që Djajtë e Kuq ta kthejnë rezultatin, ndodhi e kundërta me vendasit që shënuan përsëri.

Ishte mbrojtësi Patrick van Aanholt, i cili shënoi për 2-0 pas një goditje dënimit të nisur shpejt nga Crystali.

Megjithatë, Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe të shënoj tre gola për të fituar ndeshjen.

Fillimisht ishte mbrojtësi Chris Smalling, i cili shënoi me kokë në minutën e 55-të për 2-1, ndërsa Romelu Lukaku u përkujdes të barazoj rezultat në minutën e 76-të në 2-2.

Kur pritej ndeshja të përfundonte ishte Nemanja Matic, i cili shënoi në minutën e fundit për fitoren dhe rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas kësaj fitore, Unitedi rikthen pozitën e dytë në tabelë me 62 pikë, ndërsa Crystali në vendin e 19-të me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë luajnë në shtëpi ndaj Liverpoolit, ndërsa Palace udhëton te Chelsea.

Të gjitha golat:



Previous Next