Garë e ethshme për Këpucën  e Artë europiane. Një listë e gjatë e përbërë nga 10 bombera të gjithë sulmues cilësorë dhe një pjesë e mirë e tyre, kandidatë potencial për fitimin e këtij trofeu individual.

Sipas rregullores, golat e shënuar në kampionatat kryesore europiane sic janë Gjermania, Spanja, Anglia, Italia dhe Franca çdo rrjetë llogaritet me 2 pikë, ndërsa për kampionatin portugez 1 gol përkthehet në 1.5 pikë. Në katër vendet e para gjithçka e ekuilibruar e fiksuar në shifrat e 24 finalizimeve. Cavani kryeson i ndjekur nga  Lionel Messi i cili falë supergolit të shënuar në ndeshjen ndaj Atleticos së Madridit arriti shifrën e 24 fianlizimeve, ndërsa lista pasohet me emra të tjerë si Salah i Liverpolit i cili po shkëlqen me fanellën e The Reds, bashkë me të është edhe një tjetër bomber, Harry Kane i Totenhemit. Kandidatë të tjerër që i bashkohen listës janë dhe Ciro Immobile i Lazios me 23 gola, sulmuesi bardhekaltër gjithashtu po kalon një periudhë shumë të mirë. Braziliani i Benficës, Jonas shifra të frikshme me 30 rrjeta, por sipas rregullores që çdo finalizim në Portugali përkthehet në 1.5 pikë ai mban vendin e 6. Aguero me 21 gola mban vendin e 7. Ylli i PSG, Neymar në të 8-in me 20 rrjeta, ndërsa vendi i 9 shkon për Luis Suarez dhe i 10-ti për Robert Leëandoëskin. Të dy sulmuesit janë fiksuar në shifrat e 20 golave. Vitin e kaluar, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi  u shpall fitues i Këpucës së Artë, pasi mbylli sezonin 2016-2017 me 37 finalizime.

Previous Next