Vëllai i Ronaldinhos ka pohuar se Pep Guardiola nuk ka dashur që ylli i Brazilit të largohej nga Barcelona. 

Ish-sulmuesi, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 2005, u largua nga ekipi i “Camp Nou” në vitin 2008, për t’u bashkuar me Milan, ndërsa kjo lëvizje u konsiderua kryesisht si pasojë e një marrëdhënieje të dobët me trajnerin në atë kohë.

Por, Roberto de Assis ka pohuar se ky nuk ishte rasti. Në vend të kësaj, agjenti pohon se kjo ishte një lëvizje e drejtuar nga “një problem politik” në vend të trajnerit aktual të Manchester City.

“Guardiola na telefonoi që të flasim. Ai donte që vëllai im të qëndronte, por Ronaldinho donte të largohej, – tha vëllai i yllit për “UOL Esporte”.

“Unë nuk mendoj se ai duhej të largohej nga Barcelona, pra mund të kishte qëndruar. Por na duhej të kalonim nëpër një zgjedhje të stuhishme presidenciale dhe ai preferonte të largohej”. 

“Sandro Rosell ishte zv.president, por u bë një kundërshtar dhe luftoi në zgjedhje. Ai ishte udhëheqësi i ekipit në atë kohë dhe, në mes të një problemi politik, të gjithë e përdorën atë transferim në mënyrën e vet”.

Ronaldinho ka luajtur 207 ndeshje me Barcelonën gjatë një periudhe prej 5 sezonesh, pas ardhjes nga PSG-ja.

Ai shënoi 94 gola dhe i ndihmoi katalanasit të fitonin La Ligën më 2005 dhe 2006, duke u dyfishuar me Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.

Koha e tij në “Camp Nou” provoi kulmin e karrierës së tij, edhe pse fitoi titullin në Seria A me Milanin dhe një “Copa Libertadores” me Atletico Mineiro, më 2013.

Previous Next