Ince beson se Mourinho është fajtori kryesor për formën jo të mirë që po tregon Pogba me fanellën e Djajve të Kuq që ku u transferua nga Juventusi në vitin 2016 për 89 milionë funte.

Sipas legjendës së “Djajve të Kuq”, Paul Ince, mesfushori francez Paul Pogba, nuk po luan mirë për shkak se nuk po përshtatet te Manchester Unitedi me sistemin e Jose Mourinhos.

Ince beson se Pogba do të ishte një tjetër lojtar, ai që ishte te Juventusi, nëse do të luante për ekipin e Pep Guardiolas apo edhe të Mauricio Pochettinos.

“Nëse ai (Pogba) do të luante për ekipin e Manchester City, madje edhe për atë të Tottenhamit, do të shihnit një lojtar më të mirë”, u shpreh Ince shkruan ekspress.

“Nuk besoj se i përshtatet atij mënyra se si po luan Unitedi i Jose Mourinhos”.

“Madje edhe Alexis Sanchez, ai po tenton të bëjë gjithçka, por nuk ka lidhje mes lojtarëve”, shtoi mes tjerash Ince.

Previous Next