Ndeshja e sotme mes West Ham Unitedit mes Burnleyt është shndërruar në një kaos të vërtetë.

Kapiteni i West Hamit, Mark Noble u përlesh me një tifoz që u fut në fushë për t'i konfrontuar lojtarët, derisa përkrahësit vendas u përlanë me kujdestarët e ndeshjes duke shkaktuar trazira.

Ishte momenti kur Ashley Barnes e shënoi golin e epërsinë për Burnley në pjesë të dytë që bëri të nisnin skenat kaotike në "Wembley Stadium".

Por, protestat e tifozëve u intensifikuan kur Burnley e dyfishoi epërsinë.

Tifozët tentuan ta konfrontonin kryetarin e klubit, David Gold dhe David Sullivan në ulëset e tyre në stadium por nuk u lejuan nga e ndeshjes.

Ata vazhduan të protestonin dhe për 10 minuta brohoriten “Shkarkojeni bordin” dhe “Nuk jemi më West Ham”.

Në një moment, gjërat u shndërruan në dhunë kur disa tifozë u futen në fushë dhe kur Burnley e shënoi golin e tretë, një tifoz tjetër u fut në fushë dhe i konfrontoi lojtarët e Burnley dhe West Hamit.

Dy kryetarët e përbashkët u detyruan të largoheshin nga stadiumi në minutën e 85-të të ndeshjes.

Previous Next