Federata Italiane e Futbollit ka marr vendim zyrtar për anulimin dhe shtyrjen e ndeshjeve të së dielës në Serie A për shkak të vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori.  

Tani është zyrtare, të gjitha ndeshjet e sotme (e diel) të Serie A janë anuluar pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Mbrojtësi i 31-vjeçarit italian ndërroi jetë në gjumë gjatë natës dhe u zbulua nga shokët e ekipit këtë mëngjes kur ai nuk arriti të zgjohej për mëngjes.

Skuadra ishte në një hotel në Udinese në pritjen e ndeshjes së planifikuar të mesditës së sotme (e diel) kundër Udinese në Dacia Arena.

Pas një kërkese zyrtare nga klubet e shumta dhe Presidenti i Shoqatës së Lojtarëve Italianë, Damiano Tommasi, të gjitha ndeshjet e sotme të Serie A janë anuluar si shenjë zie.

Shumë nga lojtarët kishin punuar me Astorin, pasi ai ishte një reprezentues i Italisë, ku bëri 14 paraqitje me Azurrët.

Në orar për ditën e sotme ishin ndeshjet Genoa-Cagliari, Atalanta-Sampdoria, Benevento-Verona, Udinese-Fiorentina, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone, të cilat do të zhvilloheshin nga ora 15:00.

Ndërsa, në mbrëmje nga ora 20:45 ishte paraparë të zhvillohej Derby della Madonnina mes Milanit dhe Interit, por të gjithë këto ndeshje janë anuluar dhe të zhvillohet një ditë tjetër.

Previous Next