Skuadra e Barcelonës ka fituar ‘finalen’ e La Ligas ndaj Atletico Madridit.Ekipi i Valverdes ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj madrilenëve, falë golit të Leo Messit, shkruan Gazeta Blic.

Në këtë përballje, Iniesta është lënduar, me ç’rast edhe ka lëshuar fushën në pjesën e dytë.

Me të përfunduar ndeshja gazetari i Barcelonës, Rafael Hernandez ka thënë se Iniesta do të jetë jashtë fushave për 3-4 javë.

Previous Next