Pas pesë muajve pritje, më në fund Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri.
Largimi i Albert Bunjakut në muajin tetor ka bërë që krerët e FFK-së të jenë në dilema për zgjedhjen e trajnerit të ri.
Ashtu siç ishte paraparë javë më parë, zvicerani Bernard Challandes do të jetë trajneri i ri i Kosovës.
Ish-trajneri i Kombëtares së Armenisë do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimin edhe dy të tjera.
66-vjeçari ka përvojë në futbollin zviceran ku ka udhëhequr me skuadrat si Zurich, Sion, Xamax dhe Young Boys Bern.
Ka qenë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri që ka prezantuar Challandesin në një konferencë për shtyp në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.