Sonte me fillim prej orës 20:45 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në mes të Real Madridit dhe Juventusit.Ndeshja e parë përfundoi me një fitore të thellë të ‘Los Blanco’ me rezultat 3:0 dhe do të jetë mjaftë e vështirë që kampioni i italiane të rikthejë rezultatin. Këtë e di mjaftë mirë edhe trajneri i Juventusit, Max Allegri i cili pohoi se ka shumë pak mundësi për një kalim të Juventusit në gjysmëfinale. “Detyra jonë është që nesër do harrojmë humbje 3-0 në ndeshjen e parë, që ka qenë rezultat mashtrues. Duhet ta interpretojmë si të ishte një finale dhe të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv. Kam thënë se ka shumë pak mundësi. Nuk jam përqindje. Objektivi ynë është të bëjmë një ndeshje të madhe, më pas të shohim. Për ne është e rëndësishme të fitojmë disa siguri që na i hoqi humbja 3-0 në ndeshjen e parë.”

Previous Next