Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dy takimet kanë përfunduar me fitorën e vendasve me rezultate të thella. Drita e mposhti skuadrën e Vllaznisë me rezultat 2:0, për ta fundosur atë në fundin e tabelës.Golat për skuadrën e Bekim Isufit i shënuan kapiteni Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia dhe Drilon Musaj i cili shënoi në minutë e 40-të. Trepça 89 e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 3:0. Kjo humbje e gjakovarëve ja vështirson shumë punët për një shkëputje nga pozitat që sigurojnë ndeshjet e barazhit.Oto John me dy gola dhe Llapidar Lladrovci ishin lojtarët që ia dhuruan tri pikë majftë të vlefshme skuadrës nga Mitrovica.
Recommended
Show moreError loading feeds! Maybe because the connection failed or the blogger server did not respond to the request.