Eusebio Di Francesco beson se ai i meriton lavdet për eliminimin e Barcelonës nga Champions-i, edhe pse zakonisht fajësohet i pari kur skuadra e tij humbet. Trajneri Di Francesco zgjodhi një ndryshim të lojës, vendosjen me modulin 3-4-2-1 dhe beson se ky ishte çelësi për të marrë një rezultat kaq pozitiv, me Nainggolan dhe debutuesin e Ligës së Kampionëve, Patrik Schick, që e mbështetën me përkushtim Edin Dzeko. Kam marrë fajin për humbjet dhe disa fjalë të papëlqyeshme në mediat sociale, kështu që mund t’i marr edhe meritat për një fitore si kjo, – tha trajneri i Romës për “Mediaset Premium”. – E vërteta është se e bëra këtë zgjedhje për të krijuar më shumë gjerësi, për të lejuar më shumë kundërsulme dhe për të sjellë shpejtësi” deklaroi trajneri i skuadrës romake.

Previous Next