Ndeshja kundër Romës, mbrëmë të cilën Barcelona e humbi me rezultat 3 - 0, rezultat i cili i eliminoj ekipin katalunas nga Liga e Kampionëvë këtë vit, ka shumë mundësi që të jetë ndeshja e fundit për spanjollin Iniesta. Andres Iniesta dje luajti për 81 minuta duke pasur një paraqitje relativisht të mirë, por e cila bie poshtë pas eliminimit nga skuadra romake. I pyetur nga mediat se a është kjo ndeshja e fundit e spanjollit në kuadër të Ligës së Kampionëve ai u përgjigjë shumë shkurtë; "Ndeshja ime e fundit në Ligën e Kampionëve? Ndoshta po", u shpreh 33 vjeçari spanjoll. Andres Iniesta është pjesë e klubit të Barcelonës që nga viti 2002 dhe ky pritet të jetë sezoni i fundit te blaugranët për mesfushorin spanjoll.

Previous Next