“Kristiano Ronaldo? Nëse ju fton për drekë, refuzojeni”, ka porositur Patris Evra, ish-shoku i skuadrës së fenomenit portugez te Manchester United. “Një herë kam shkuar tek ai pas stërvitjes dhe në tryezë kishte vetëm sallata, pulë dhe ujë. Pasi mbaroi së ngrëni u çua dhe filloi të luante me top, duke më ftuar që të shkëmbej disa pasime me të, dhe më pas më ftoi për të notuar në pishinë. Nuk e kisha të qartë nëse isha ftuar për të ngrënë drekë, apo për t’u stërvitur për ndeshjen e ditës së nesërme. Krisitiano është një makineri, ai nuk ndalet kurrë së stërvituri”, u shpreh Evra për “Itv Sport”, duke kujtuar të kaluaren.Sipas ish-juventinit Evra, Ronaldo njihet edhe për shpirtin e garës. “Një herë ka luajtur ping-pong me Rio Ferdinand, i cili e mundi. Nuk e përjetoi mirë dhe urdhëroi kushëririn e tij për të blerë një tavolinë, dhe pas 2 javësh stërvitje ai e mundi Ferdinandin në sy të të gjithëve. Kështu është gatuar Kristiano”, përfundon Evra.