Arsenali ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran. 34-vjeçari i është bashkuar Topçinjve si lojtar i lirë dhe përvoja e tij shikohet si e nevojshme në Emirates. Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës nga viti 2016 është lojtari i katër me më së shumti paraqitje te helvetikët me 99 paraqitje. Stephan te Arsenali do të bartë fanellën me numër 12. Trajneri Unai Emery ka thënë se ardhja e Lichtsteiner ka sjell eksperiencë dhe lidership në skuadër. Në të kaluarën anësori ishte pjesë edhe për Grasshopper, Lille dhe Lazio.

Previous Next