Jose Mourinho e ka mbrojtur Alexis Sanchezin i cili ishte i krejtësisht i pavërejtur në humbjen e thellë të Manchester Unitedit ndaj Liverpoolit të shtunën.
Man United u mposht 4-1 nga rivali i vet Liverpooli në International Champions Cup, që nënkupton se “Djajtë e kuq” janë ende pa fitore brenda 90 minutave në turin e tyre parasezonal në SHBA.
Alexis ishte njëri prej pak lojtarëve seniorë që luajti për Unitedin në këtë ndeshje, pasi një numër i madh i yjeve ende mungojnë për shkak të pushimeve të vonshme pas Kupës së Botës.
Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford ende nuk i janë bashkuar skuadrës, dhe me Anthony Martialin që u largua nga kampi i Unitedit për të qenë prezent në lindjen e fëmijës së tij, Alexis ishte sulmues i vetëm seniorë në ekip.
“A doni që ai te jetë i lumtur me lojtarët që i ka përreth? Nuk po luajmë këtu për ta përmirësuar ekipin apo dinamiken tonë. Jemi këtu vetëm për të tentuar të mbijetojmë dhe të mos kemi rezultate shumë të shëmtuara”, tha Jose Mourinho.