Klubi zikaltër ka arritur marrëveshje me kampionët e Bundesligës, për mesfushorin kilian.

Arturo Vidal gjithnjë e më pranë Interit. Brenda pak orësh klubi italian ka mbyllur dy marrëveshje të rëndësishme që kompletojnë skuadrën e Luciano Spallettit për sezonin e ri.

Mediat italiane shkruajnë se Interi ka arritur akordin me Bayern Munich për transferimin në Milano të Vidal, mesfushorit të shumëkërkuar në këtë afat kalimtar nga Spalletti.

Interi do t’i paguajë kampionëve të Gjermanisë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për dy sezone dhe 22 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij pas dy vitesh.

Dëshira e futbollistit dhe e familjes së tij për t’u transferuar në Milano kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm që Bayerni të pranonte ofertën e zikaltërve.

Me Vidalin në skuadër, Interi do të ketë një mesfushë të fortë, ku janë edhe Marcelo Brozoviq e Radja Nainggolan.

Previous Next