Ish-futbollisti i Real Madridit ka folur rreth transferimit të Cristiano Ronaldos në Serie A.

Antonio Cassano ishte cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj italian, por mosdisiplina në punë e ka lënë prapa atë, duke mos mundur që asnjëherë të bëhej një yll futbolli.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Cassano thotë se i ka lakmi Cristiano Ronaldos sesi mundet që gjithnjë të jetë i përgatitur për ndeshjet e futbollit.

Por kur është pyetur se kë preferon para Ronaldos dhe Messit, ai ka zgjedhur argjentinasin.

“Ronaldo punon shumë dhe me këtë nivel që ka Serie A sot, ai mund të realizojë 30 deri në 40 gola gjatë sezonit”, ka thënë Cassano.

“Por kur vihet në pyetje Messi, atëherë do t’i ndaja kështu; Ronaldo është sikurse Rafa Nadal, një atlet shumë i madh, që ka talent por gjithashtu edhe punon shumë”.

“Ndërsa Messi është sikurse Roger Federer. Talent i pastër. Sportistët e tillë mund ta bëjnë dallimin në çdo çast dhe nuk kanë nevojë për përgatitje të fortë fizike. Prandaj unë e zgjedh gjithnjë Messin”, ka theksuar ai.

Previous Next