Portieri belg i ka dhënë ultimatum Chelseat për të gjetur një zgjidhje për të.

Blerja më e re e Real Madridit pritet të jetë portieri më i mirë i Botërorit “Rusia 2018”.Sipas raportimeve nga Spanja, “Los Blancos” kanë arritur marrëveshje me gardianin e kombëtares belge Thibaut Courtois, përcjell KosovaPress.

Kampionët në fuqi të Evropës i kanë ofruar portierit të Chelseat një kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon.

Edhe vetë Courtois kërkon të ndërrojë ambient dhe është gati të rikthehet në Madrid por këtë herë për të mbajtur veshur fanellën e Realit dhe jo atë të Atleticos.

Mbetet për t’u parë tashmë sesi Florentino Perez do të bindë homologun e tij, rusin Roman Abramovich për të lejuar largimin e gardianit belg.

Previous Next