Thibaut Courtois ka shpërthyer në kritika pas ndeshjes kundër Francës. 

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois pas ndeshjes kundër Francës ka “shpërthyer” në kritika ndaj tyre për stilin e lojës që ata bënë. Courtois ka thënë se ishte turp për futbollin që nuk u kualifikua Belgjika por Franca, duke parë lojën që është bërë.

“Franca nuk luajti për asgjë. Është turp për futbollin që Belgjika nuk fitoi. Është një ndeshje frustruese. Francezët po luanin vetëm për të mbrojtur golin që shënuan. Unë bëra disa pritje, por ata nuk kishin ndonjë shans të madh. Humbëm një ndeshje ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne. Turp që sonte nuk fituam” – deklaroi Thibaut Courtois.

Previous Next