Gazeta e Valencias, “Levante-EMV” raporton se futbollisti Ruben Semedo do të largohet nga burgu i “Picassent” së shpejti. 

Sipas po të njëjtit burim thuhet se avokati i futbollisti ka dhënë arsye të mjaftueshme që gjyqtari i çështjes të vendosë t’i japë atij lirinë me kusht.

Portugezi, nëpërmjet avokatit të tij të ri, ka paguar 30.000 euro të depozitës, por nuk do të largohet nga burgu, derisa paraja të jetë në llogarinë e gjykatës.

Qendërmbrojtësi i Villarrealit duhet të qëndrojë 300 metra larg nga “viktima” e tij, të mos qarkullojë në vendet e zakonshme të tij dhe, gjithashtu, kërkohet të paraqitet një herë në javë në gjykatë, për t’u nënshkruar.

Semedo u arrestua më 22 shkurt me dyshimin se rrëmbeu një burrë në shtëpinë e tij, në Bétera, e sulmoi fizikisht atë, e kërcënoi dhe e qëlloi me armë ilegale, e cila u gjet në shtëpinë e tij.

Lojtari është pezulluar nga punësimi dhe paga te Villarreal gjatë kohës që pritet të gjykohet për vrasje, lëndime, kërcënime, ndalim të paligjshëm, posedim ilegal të armëve dhe grabitje me dhunë.

Previous Next