Gonzalo Higuain është shumë pranë huazimit te Milani.
Sipas “Sportmediaset”, akordi është arritur dhe Juventusi pritet të përfitojë plot 20 milionë euro nga huazimi i thjeshtë i argjentinasit deri në fund të sezonit.
Një shifër e çmendur kjo për një lojtar të huazuar.
Marrëveshja konsiston që nëse Milani vendos ta mbajë Higuainin në fund të sezonit atëherë duhet të derdhë në arkat e torinezëve edhe 35 milionë të tjera.
Në total transferimi shkon 55 milionë euro, nëse kuqezinjtë vendosin ta mbajnë sulmuesin.
“Elliot” duket se ka dhënë miratimin për transferimin e argjentinasit dhe ai pritet të përfitojë një rogë 10 milionë euro. Në varësi edhe të objektivave.