James Rodriguez, ka treguar përkushtimin e tij për klubin bavarez duke thënë se mund ta imagjinojë veten për shumë vite me radhë me fanellën e ekipit kampion të Gjermanisë.

“Viti im i parë ishte pozitiv dhe dua të fitojë trofe të tjerë sivjet ku synimi kryesor padyshim që është Champions League. Jam shumë i lumtur në Mynih, mendoj vetëm për Bayern dhe kam besim se do të qëndrojë gjatë në këtë ekip, duke shpërblyer besimin që drejtuesit kanë pasur te unë. Kjo është dëshira ime, të qëndrojë edhe për disa vite te Bayern”.
Rodriguez shënoi shtatë gola dhe dha 11 asiste në kampionatin e kaluar ku u shpall kampion i Bundesligës.

Previous Next