Antoine Griezmann i habiti të gjithë, teksa gjendej në konferencën për shtyp pas fitores në finale me Kroacinë, u ngrit nga vendi i tij dhe shkoi të marrë një flamur të Uruguajit, që më pas e hodhi edhe mbi shpinë.

Nuk ka qenë një shaka, as një provokim nga kampioni i botës i sapo shpallur dhe as një mungesë respekti për vendin e tij.

Gazetarët e kanë pyetur nëse kishte lidhje me Diego Godin, shoku i tij i skuadrës tek Atletico Madrid, me të cilin ka një lidhje shumë të ngushtë. Griezmann ka qeshur dhe ka zbuluar arsyen e paraqitjes së tij me flamurin e “Celeste”-s.

“Futbolli Uruguain më ka pëlqyer gjithmonë, – ka pranuar ai, – kam filluar ta vlerësoj falë Carlos Bueno (ish-shok skuadre në kohën e Real Sociedad) dhe shpesh shikoja ndeshjet e Penarol (klubi i Montevideos). Kjo ka qenë një nga arsyet spe nuk kam dashur të festoj kur kemi fituar ndaj Uruguait, e adhuroj atë popull dhe kulturën e tyre”.

Previous Next