Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetëve tona, duke u kthyer në një stil jetese ku përdoren për argëtim, komunikim, apo edhe për punë. 

Por trajneri i Liverpool nuk është dakort me këto platforma madje ai ka deklaruar se nuk është përdorues i tyre.

Klopp ka thënë se vendimi për të mos përdorur rrjete sociale është gjëja me e mirë që ka bërë ndonjëherë.

“Shiko, mendoj se vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time është të mos i përdori rrjetet sociale”, ka thënë Klopp.

“Unë nuk i lexoj komentet në rrjetet sociale. Nëse njerëzit më kritikojnë në rrjete sociale, ata mund të shkruajnë çfarëdo që duanë dhe kjo nuk do të më pengojë kurrë pasi që unë nuk i lexoj ato komente. Ju më tregoni se ata po e shkruajnë këtë në rrjetet sociale, por unë nuk i lexoj këto”.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i dëgjojmë njerëzit që nuk e tregojnë fytyrën e tyre. Nëse dëshironi të më thoni se nuk jeni të lumtur me mua, atëherë ma thoni në fytyrë e mos e shkruani në facebook me telefonat e juaj të mençur” ka deklaruar Klopp.


Previous Next