Leicesteri "blindon" Schmeichelin.

Leicester City njihet si klub që nuk i lëshon aspak lehtë futbollistët kryesorë.

Mjafton të kujtojmë faktin që Jamie Vardy luan ende për “Foxes”, derisa Riyad Mahrez pas dy vitesh duke kërkuar të largohet, më në fund u shit te Manchester City.

E njëjtë Leicesteri po vepron edhe me dy yjet e skuadrës, Kasper Schmeichel dhe Harry Maguire.

“Mirror” raporton që Leicesteri ka vendosur ta mbajë Schmeichelin në ekip, pavarësisht ofertave që kanë ardhur për të.

Rezistencë po bëhet edhe për Maguiren, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe Manchester United.

Previous Next