Klubi katalanas kishte planifikuar ta shiste mesfushorin portugez.

Ende pa filluar mirë sezoni, për Barcelonën vijnë edhe probleme me lëndime.

Në sfidën ndaj Tottenhamit, në International Champions Cup, Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë shfaqur probleme fizike që ndërlikojnë jo pak planet e katalanëve.

Problem kryesor mbetet portugezi që do të qëndrojë 2 muaj larg fushave, pasi ai nuk bënë pjesë në planet e Ernesto Valverdes dhe klubi priste ofertë për të.

Kësisoj, lëndimi i Gomes mund ta nxjerrë nga lista e shitjeve atë dhe Barçës do t’i duhet të presë deri në muajin janar, për të gjetur klubet e interesuara për ta shitur.

Previous Next